Loading…

Bllokohet kanalizimi në ‘Rrugën B’ të Prishtinës, fëlliqësia vërshon tash e katër ditë

  • 17/10/2026 | 20:43

Bllokohet kanalizimi në ‘Rrugën B’ të Prishtinës, fëlliqësia vërshon tash e katër ditë

Prej gati katër ditësh, një pjesë e “Rrugës B” në Prishtinë është mbuluar nga ujërat e zeza pas shpërthimit të rrjetit të kanalizimit, duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe duke shkaktuar kundërmim të rëndë.


Kalimi në këtë segment është bërë tejet i vështirë për banorët, të cilët krahas pengesave në lëvizje, detyrohen të mbulojnë fytyrën edhe me shall për t’u mbrojtur nga era e padurueshme, raportoi Klan Kosova.

Të lodhur nga kjo situatë, qytetarët shprehen të revoltuar për rrezikun shëndetësor dhe pamjen e shëmtuar në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit.

Për këtë shqetësim, Drejtoria e Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës ka thënë për Klankosova.tv se intervenimi i parë nuk pati sukses, por zgjidhja pritet në fillim të javës.

Gatishmërinë për të dalë bashkërisht në terren të hënën për eliminimin e avarisë e kanë konfirmuar edhe nga KRU “Prishtina”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë