Para një jave, në Rejkjavik të Islandës u takuan kryediplomatët e dy shteteve më të fuqishme të botës, Antony Blinken e Sergei Lavrov.
Ndonëse vendet e tyre janë rivale të mëdha dhe kanë qëndrime të ndryshme për shumë çështje, gjatë takimit u vërejt respekt i ndërsjellë si mes përfaqësuesve të dy vendeve mike.
Një zyrtar amerikan e cilësoi takimin si produktiv, por tha se nuk pati ndonjë afrim të konsiderueshëm dhe se puna për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy fuqive botërore do të bëhet gjatë javëve dhe viteve të ardhshme, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.
Në një video ku Blinkeni dhe Lavrovi përgatiten për t’u ulur në tryezën e bisedimeve, ata shihen duke i dhënë përparësi njëri-tjetrit për t’i zëvë vendet përkatëse.
Në një krahasim të thjeshtë, sjellja e tyre duket si kontrast me një rast të delegacionit të Kosovës në Uashington vitin e kaluar. Ministrja e atëhershme e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, gjatë një konference të drejtpërdrejtë për gazetarë ishte parë dke e shtyrë Skënder Hysenin për të qëndruar në krahun e djathtë të kryeministrit të atëhershëm, Avdullah Hoti.