Sekretari Amerikan i Shteti, Antony Blinken ka telefonuar sot presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, me të cilin kanë diskutuar për rëndësinë e marrjes së masave të menjëhershme për të de-përshkallëzuar tensionet me Kosovën pas asaj që ka ndodhur më 24 shtator dhe pas vdekjes së rreshterit kosovar në krye të detyrës.
Blinken ka thënë se ata që janë përgjegjës për sulmin e që tani ndodhen në Serbi duhet të mbajnë përgjegjësi.
Numri dy i SHBA-së ka thënës e SHBA mbështet veprimet e KFOR-it dhe ELUEX-it ndaj sulmit të ndodhur më 24 shtator duke thënë se incidentet si ky i Manastirit të Banjskës paraqesin sfida të papranueshme për KFOR-in dhe për komunitetin ndërkombëtar.
.@SecBlinken spoke with Serbian President Vucic @predsednikrs today to press for urgent de-escalation of tensions with Kosovo and to hold accountable those responsible for the recent violent attacks. https://t.co/Xmuqc1xpuk
— Matthew Miller (@StateDeptSpox) September 29, 2023