Loading…

Blinken uron shqiptarët për 109 vjetorin e pavarësisë: Krenarë që ju quajmë aleatë

  • 28/11/2021 | 10:40

Blinken uron shqiptarët për 109 vjetorin e pavarësisë: Krenarë që ju quajmë aleatë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka uruar shqiptarët me rastin e 109-vjetorit të Pavarësisë.


Përmes një deklarate të DASH, zyrtari i lartë amerikan vlerëson Shqipërinë si një vend të përkushtuar ndaj tolerancës, të drejtave të njeriut dhe integrimit evropian.

Blinken risjell në vëmendje pritjen që shqiptarët u bënë refugjatëve afganë, ‘siç bënë për mijëra hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe grupe të tjera që ikin nga persekutimi gjatë dekadave të fundit’.

Sekretari amerikan i Shtetit shprehet më tej se SHBA janë të përkushtuara për të mbështetur institucionet demokratike të Shqipërisë, reformat në drejtësi dhe ekonomike dhe të ardhmen në Bashkimin Evropian, shkruan Euronews.

“Ne presim të thellojmë edhe më tej miqësinë tonë dhe mbetemi krenarë që e quajmë Shqipërinë mik, partner dhe aleat”, mbyllet deklarata e Blinken.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë