Loading…

Blinken tha që s’ka tërheqje të Rusëve: Putin mund ta ngre këmbëzën kurdo, nesër apo pasnesër

  • 16/02/2022 | 16:42

Blinken tha që s’ka tërheqje të Rusëve: Putin mund ta ngre këmbëzën kurdo, nesër apo pasnesër

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara nuk po shohin prova se Rusia po i tërheq trupat e saj nga kufiri me Ukrainën, pavarësisht pretendimeve të tyre, transmeton Gazeta Metro.


“Fatkeqësisht, ka një ndryshim midis asaj që thotë Rusia dhe asaj që bën. Dhe ajo që ne po shohim nuk është një tërheqje kuptimplotë”, ka thënë Blinken në rrjetin televiziv amerikan ABC sot.

“Përkundrazi, ne vazhdojmë të shohim forca, veçanërisht forcat që do të ishin në pararojë të çdo agresioni të rinovuar kundër Ukrainës, duke vazhduar të jenë në kufi, të grumbullohen në kufi”, tha ai.

Blinken përsëriti se SHBA-ja beson se Rusia mund të pushtojë Ukrainën fqinje në çdo moment, përfshirë këtë javë.

“Ne thamë se ishim në një dritare kohore në të cilën pushtimi mund të vinte në çdo kohë. Presidenti Putin ka krijuar kapacitetin për të vepruar në një njoftim shumë të shkurtër. Ai mund ta tërheq këmbëzën. Ai mund ta tërheq sot. Ai mund ta tërheq nesër. Ai mund ta tërheq javën e ardhshme. Forcat janë atje nëse ai dëshiron ta rinovojë agresionin kundër Ukrainës”, tha Blinken.

Blinken nënvizoi se SHBA-ja mbetet e përkushtuar në përpjekjen për ta ndjekur rrugën diplomatike për zgjidhjen e kësaj situate, por tha se topi është në fushën e Rusisë.

Sekretari i NATO’s, Jens,Stoltenberg, poashtu sot ka deklaruar se nuk janë vërejtur tërheqjet e pretenduara të forcave ushtarake rus. Ai po kryeson sot mbledhjen e ministrave të shteteve anëtare të aleancës rreth situatës në Ukrainë./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë