Loading…

Blinken: Rusia do të përballet me “pasoja masive”

  • 24/02/2022 | 09:52

Blinken: Rusia do të përballet me “pasoja masive”

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka deklaruar se nëse Rusia nuk tërheq forcat e saj nga Ukraina, do të ketë pasja masive në të ardhmen, një çmim që Rusia do të duhet ta paguajë për një kohë shumë të gjatë.


Blinken foli përpara se presidenti rus, Vladimir Putin të njoftonte në një fjalim televiziv mëngjesin e së enjtes për operacionin ushtarak që ai tha se kishte për qëllim mbrojtjen e civilëve në Ukrainë.

Putin paralajmëroi vendet e tjera se çdo përpjekje për të ndërhyrë në operacionin rus do të çonte në pasoja që nuk i kanë parë kurrëm, shkruan lajmi.net.

Blinken tha gjithashtu se nëse Rusia vazhdon të përshkallëzohet, do të përshkallëzohen edhe SHBA-ja dhe aleatët e saj, raporton AP.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë