Loading…

Blinken në Këshill të Sigurimit: Rusia të braktisë rrugën e saj drejt luftës dhe të zgjedhë një tjetër derisa ka ende kohë

  • 17/02/2022 | 18:10

Blinken në Këshill të Sigurimit: Rusia të braktisë rrugën e saj drejt luftës dhe të zgjedhë një tjetër derisa ka ende kohë

Sapo ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB’së me temë krizën në Ukrainë, ku Sekretari i Shtetit Antony Blinken paralajmëroi se trupat ruse janë të përgatitura për të kryer sulm ndaj Ukrainës, transmeton Gazeta Metro.


Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, kryediplomati amerikan paralajmëroi rrezikun e mundshëm të një lufte mes Ukrainës dhe Rusisë, duke thënë se kjo e fundit është e përgatitur për sulm, por SHBA’të bëjnë thirrje për ndjekje të rrugës diplomatike.

Ai po ashtu tregoi se e ka ftuar kryediplomatin rus, Sergey Lavrov, në një takim javën tjetër në Europë, për të diskutuar për mënyrën se si mund të dilet nga kjo ngecje.

Blinken tha se SHBA’të po zbulojnë inteligjencën me kaq detaje “me shpresën se duke ndarë atë që dimë me botën, ne mund të ndikojmë që Rusia të braktisë rrugën e saj drejt luftës dhe të zgjedhë një rrugë tjetër ndërsa ka ende kohë. ”

SHBA’ja ka deklaruar disa herë se nuk ka tërheqje të trupave ruse dhe se mundësia e pushtimit të Ukrainës është ende reale. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë