Loading…

Blinken: NATO është e bashkuar, folëm si ta ndihmojmë Ballkanin Perëndimor për të ardhmen euroatlantike

  • 29/11/2023 | 13:17

Blinken: NATO është e bashkuar, folëm si ta ndihmojmë Ballkanin Perëndimor për të ardhmen euroatlantike

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka marrë pjesë dje në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO’s, në Bruksel, transmeton Gazeta Metro.


Blinken tha në Twitter rreth asaj se çka u diskutua në këtë takim.

“Ne folëm për shumë tema në terren gjatë takimit të ministrave të Jashtëm – nga pritshmëritë tona në Samitin e Washingtonit vitin e ardhshëm, në mënyrat se si mund të thellojmë partneritetin tonë me Ukrainën, deri tek mënyra se si mund të ndihmojmë në mbështetjen e të ardhmes euroatlantike të Ballkanit Perëndimor”, shkroi ai në rrjetin social X.

Ndryshe, kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet për Këshillin e 30-të Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Ky organizim do të mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut prej sot deri më 1 dhjetor.

Aty do të marrin pjesë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

Për shkak të pjesëmarrjes së kryediplomatit rus, Ukraina do ta bojkotojë takimin e OSBE-së në Shkup.

Edhe ministrat e jashtëm të tre shteteve baltike dhe të Ukrainës thanë të martën se do të bojkotojnë takimin me arsyet e njëjta si të Ukrainës.

Të pranishëm prite të jenë 1 mijë delegatë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë