Loading…

Blinken i çon selam Dodik’ut: Je rrugës së Putin’it

  • 29/03/2023 | 22:04

Blinken i çon selam Dodik’ut: Je rrugës së Putin’it

Antony Blinken, Sekretar Amerikan i Shtetit, ka ‘goditur’, Millorad Dodidk, president i Republikës Srpska, duke thënë se ky i fundit është në rrugën e Putinit, shkruan Gazeta Metro.


Blinken ka shtuar edhe se, DASH, vazhdon të avokojë për të ardhmen demokratike për të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Këto komente Blinken i ka bërë përmes një postimi në Twitter.

‘‘Sulmet e Milorad Dodik ndaj të drejtave dhe lirive themelore në Republika Srpska tregojnë se ai është në rrugën autoritare të Presidentit Putin. Departamenti amerikan i Shtetit, përfaqësuar nga ambasadori Murphy, vazhdon të avokojë për të ardhmen demokratike dhe të begatë që e meritojnë të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës’’, ka thënë Blinken.

Ky mesazh është i rëndësishëm, pasi vije nga njeriu i dytë më i rëndësishëm në administratën amerikane pas presidentit, dhe iu drejtua drejtpërdrejt Dodikut.

Kujtojmë se Republika Sprapska nën udhëheqjen e Dodik filloi të miratonte një sërë ligjesh që do të cenonin drejtpërdrejt të drejtat dhe liritë e njeriut, si ligji për mediat, organizatat joqeveritare, komunitetin LGBT etj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë