Loading…

Blinken anulon takimin me Lavrov: Nuk ka kuptim më të vazhdohet me atë takim

  • 22/02/2022 | 23:17

Blinken anulon takimin me Lavrov: Nuk ka kuptim më të vazhdohet me atë takim

Antony Blinken sapo ka konfirmuar anulimin e takimit që kishte planifikuar me homologun e ti rus, Sergei Lavrov, më 24 shkurt. Njoftimi vjen pas sanksioneve të reja të SHBA’së ndaj Rusië të cilat u zbuluan nga presidenti Joe Biden në një konferencë për shtyp sot, transmeton Gazeta Metro.


Javën e kaluar, pas telefonatës së zhvilluar midis dy liderëve më të fuqishëm në botë, Biden e Putin, ishte njoftuar po ashtu se do të zhvillohej edhe një takik tjetër midsi dy kryediplomatëve të të dyja vendeve, Blinken e Lavrov, për të diskutuar rreth zgjidhjes së krizës në Ukrainë.

“Nuk ka kuptim të vazhdohet me atë takim në këtë moment”, citohet të ketë thënë Sekretari i Shtetit Amerikan, Antony Blinken.

Ky i fundit kishte zhvilluar takime edhe më parë me homologun rus Lavrov, por pa ndonjë progres në zgjidhjen e çështjes së Ukrainës.

Konflikti u përshkallëzua në momentin kur Rusia njohu si të pavarura dy republikat e vetëshpallura të Donetskut e Luhanskut. Këtë veprim SHBA’ja e quajti si të papranueshëm dhe që e cenon integritetin territorial të Ukrainës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë