Loading…

Blin Hoxha me prejardhje nga Zhuri i Prizrenit, piloti më i ri shqiptar

  • 16/05/2022 | 20:20

Blin Hoxha me prejardhje nga Zhuri i Prizrenit, piloti më i ri shqiptar

Blin Hoxha i lindur dhe i rritur në Prishtinë, por me prejardhje nga Zhuri, aktualisht po shkollohet në Akademinë e Aviacionit në Maltë, njëra prej akadimeve më prestigjioze në tërë Europën, transmeton Gazeta Metro.


Ai në një prononcim për Tv Prizreni tregoi se kur i lindi dëshira për të qenë pilot.

“Kur kam vendosur të bëhem pilot kam qenë shumë i vogël dhe s’kam njohur ndonjë pilot tjetër”, tha Hoxha.

Ai thotë se të gjitha vështirësitë i ka kaluar për shkak të përgatitjeve paraprake që i ka bërë vetë ai.

“Kam hulumtuar, kam studiuar, kam lexuar për karrierë në aviacion dhe prandaj s’kam pasur vështirësi në teste që më kanë dalur përpara.”

Ai tregoi që për herë të parë në kabinën e pilotit u fut në vitin 2018.

Për më shumë, mund të shikoni intervistën e tij të plotë më poshtë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë