Loading…

Blici serb: Kapen armë të shqiptarëve, destinim Maqedonia

  • 04/05/2017 | 11:45

Blici serb: Kapen armë të shqiptarëve, destinim Maqedonia

Gazeta serbe Blic shkruan se, Agjencia e Sigurisë Ushtarake në Serbi ka konfiskuar një sasi të madhe të armëve në jug të këtij vendi, të cilat do të transportoheshin në mënyrë të paligjshme për në Maqedoni dhe supozohet se ishin të destinuara për partinë më të madhe shqiptare në Maqedoni, përcjellë gazetametro.net. 


Burime të VBA, kanë thënë se janë konfiskuar pushkë, mitralozë, granata dore javën e kaluar. Pranë Preshëvës dhe Bujanocit kanë gjetur dy shtetas të Serbisë të kombësisë shqiptare duke u përpjekur të dërgojnë këto armë për në Maqedoni.

Burimi i gazetës thotë se “Padyshim se kanë dashur këto armë ti përdorin nëse ndodhë ndonjë luftë në Maqedoni, apo thjeshtë për të shkaktuara incidente dhe të ngjallin dyshime”.

Burimi i gazetës tha se “Është vënë re dukshëm se lëvizjet e pjestarëve të ish-UÇK-së janë rritur në destinacionin Preshevë-Bujanoc-Maqedoni”.

Veprimi i policisë është kryer në fshehtësi të plotë, dhe janë informuar vetëm kryesorët e VBA’së, ndërsa për aktivitetet e përgjithshme janë të informuar edhe shërbimet përgjegjëse të Maqedonisë.

Por, duhet theksuar, krejt kjo mund të jetë inskenim i shtetit serb, në bashkëpunim me mediat atje, për të destabilizuar situatën në rajon, dhe në fund kjo t’u ‘faturohet’ shqiptarëve. Mediat e nxitura nga pushteti i Vucic’it, vazhdimisht kanë provuar të nxisin konflikte, duke u munduar të inskenojnë vatra tensioni, si me veriun e Kosovës, përmes trenit të famshëm rus, me murin në veri, e tani edhe me situatën në Maqedoni. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë