Loading…

Blic: Klani i Haradinaj kontrabandon armë përmes Serbisë

  • 28/11/2016 | 11:01

Blic: Klani i Haradinaj kontrabandon armë përmes Serbisë

Komandanti i dikurshëm i UҪK-së dhe ish kryeministri Ramush Haradinaj udhëheq një prej klaneve më të fortë kriminal në Kosovë, ndërsa për kontrabandim të armëve me vite e shfytëzon rrugën nëpër Serbi dhe qytetarët serbë të cilët i paguan mirë, shkruan në numrin e sotëm gazeta beogradase Blic, transmeton gazetametro.net.


Sipas shkrimit të gazetës, kontrabandimi kryhet nëpër Danub, në Serbi armatimi ngarkohet nëpër kamionë për transport të rërës dhe shkon në Kosovë, prej nga niset dhe përfundon nëpër fushëbeteja edhe te islamistët.

“Të premtën e kaluar nëpër Sërbi ka kaluar një ngarkesë jolegale e armëve të cilët i kontrabandon klani i Ramush Haradinajt”, merr vesh gazeta nga shërbimet e sigurisë së Serbisë.

Sipas këtyre pretendimeve, ngarkesa në të cilën kanë qenë 1.200 copë të pushkëve automatike të shkurtër, “zbrojovka” dhe shumë armatim të lehtë, është nisur me anije nga Bambergu i Gjermanisë javën e kaluar dhe në anijen “Lagjar” armët janë vendosur në valixhe plasitke që nuk e lëshojnë ujin dhe ato janë lidhur për koritën e anijes.

“Nëpër kanalin Rajna-Majna-Danub” kanë ardhur deri në Danub, pastaj kanë lundruar nëpër Sllovaki, ku në vendin Komarno, në kufi me Hungarinë kanë ngarkuar aratim shtesë. Pastaj nëpër Hungari kanë ardhur deri në Kroaci, dhe në Dalj afër Vukovarit ishte stacioni i rradhës”, shkruan gazeta serbe.

Sipas pretendimeve të Blic-it, në Sërbi janë ndalur te Mitrovica e Sremit. “Anija është ngritur, uji është lëshuar, ndërsa ngarkesa është siguruar dhe bartur në kamion të një auto-transportuesi serb i cili shërben për transport të rërës. Kështu armatimi u bartë në Kosovë.”

Organizator i këtij grupi është Ramush Haradinaj, ndrsa operativisht këtë klan e udhëheq vëllau i tij Daut Haradinaj, i cili, shkruan gazeta, është në listën e zezë të Departmentit të Amerikan të Shtetit, ndërsa shënimet operative të SHBA-ve vllezërit Haradinaj i lidhin me organizimin e grupeve terroriste të cilët kanë kryer sulm në Kumanovë, shkruan kjo gazetë më e madhja në Serbi.

“Lojtarët tjerë kyç të klanit janë Gjukë Nikolaj Dukagjini dhe Lulzim Berisha. Këta dy bashkë me Dauta Haradinajn posa kishin qenë në Novi Sad javën e kaluar, ku i kishin paguar serbët të cilët po i ndihmojnë dhe i kanë kontraktuar ngarkesat e ardhshme. Ky kanal funksionon me vite”, pretendon burimi i gazetës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë