Loading…

Blerim Latifi tallet me Gëzim Kelmendin: Më simpatiku prej krejt budallëve

  • 02/04/2019 | 09:01

Blerim Latifi tallet me Gëzim Kelmendin: Më simpatiku prej krejt budallëve

Vazhdojnë përplasjet në Facebook mes Blerim Latifit dhe Gëzim Kelmendit për zgjedhjet në Turqi dhe presidentin e këtij vendi, Recep Tayip Erdoganin, transmeton Gazeta Metro.


Pas komenteve të këshilltarit të Kadri Veselit, Blerim Latifit për humbjen e partisë së Erdoganit në dy qytetet e mëdha të Turqisë, ku tha se populli turk i tregoi Presidentit që feja nuk është zgjidhje për ekonominë. ka reaguar kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi.

Kelmendi në një përgjigje ndaj Latifit, e ka quajtur këtë të fundit, mbeturinë dhe ka kërkuar burgim për të.

Nuk ka vonuar shumë, dhe Latifi i është përgjigjur Kelmendit duke e quajtur me ironi sherr budallë dhe budalla më simpatik.

Postimi i plotë i Latifit:

Një reagim për sherr budallën Gëzim Kelmendin

K’ta janë aq budallë, saqë të dhimbset tastiera me shkru për ta. Por, mbase duhet kur ke të bësh me të atillë që populli ynë i quan “sherr-budallë”. Edhe për një arsye shtesë: ma simpatiku prej tyre paska kërku burg për mua, e na Prekazi e kemi shumë aversion burgun. Hiç se kemi dashtë, prej Ahmet Delisë e deri te Adem Jashari. Kemi zgjedhur malin, në vend të burgut. Kaçakllakun, në vend të servilizmit ndaj pushtuesve.
Reagimi i këtij sherr budalle flet ma se miri për ideologjinë që ai përfaqëson: një ideologji që burgosë njerëz pse mendojnë ndryshe prej saj. Kërkesa jote është mbeturinë komunizmi, o hajvan, e jo analiza ime krejtësisht korrekte për zgjedhjet në Turqi. Po kujt ti flasësh? Megjithatë, në fund, më duhet t’i japë japë një garanci këtij sherr budalle: liria e këtij vendi, atdheut tonë të vetëm -Kosovës, kurrë ma, nuk ka me u cenu prej askujt. As prej Serbisë, dhe as prej të gjithë atyre, që me vetëdije ose pavetëdije, punojnë në projektet subverzive të saj, tash e 20 vjet. E vija e parë në mbrojtjen e lirisë së atdheut ka një emër maksimalisht të bukur: LIRIA E MENDIMIT!/gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë