Loading…

Blerim Latifi: Specialja mund të ngritë akuzë të madhe kundër UÇK’së

  • 25/05/2021 | 21:19

Blerim Latifi: Specialja mund të ngritë akuzë të madhe kundër UÇK’së

Filozofi dhe profesori Blerim Latifi ka shprehur dyshimin e tij se Gjykata Speciale mund të ngritë akuza të mëdha ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), shkruan Gazeta Metro.


Latifi në T7 ka thënë se ideja e krijimit të Gjykatës Speciale është që të barazojë krimet e luftës së Serbisë me ato të shteteve tjera.

Ai thotë se të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë kanë dorëzuar kriminelë të luftës, por ai shton se fajtori kryesor për të gjitha luftërat është vetëm Serbia.

Tutje Latifi thotë se Specialja mund të ngritë akuza të mëdhaja ndaj Speciales që të barazojë krimet e luftës së Kosovës me ato të Serbisë dhe në këtë mënyrë t;i largohet epiteti i fajtorit Serbisë.

“Specialja mund të ngritë akuzë të madhe kundër UÇK-së. Qarqe që nuk ja kanë dashur të mirën Kosovës. Kjo për shkak se duan të barazojnë të gjitha ato që janë bërë. Doktrinat të barazohen. Të barazohen krimet dhe në fund të thuhet se të gjithë në Ballkan kanë kryer krime. Kjo bëhet për tu relativizuar krimet e Serbisë. Shpërbërja e përgjakshme e Jugosllavisë ishte një përpjekje e instrumentalizuar e Serbisë që mbi rrënojat e federatës të ngritë themelet e “Serbisë së Madhe”, ka thënë Latifi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë