Loading…

Blanchett: Rolet LGBT njësoj t’i luajnë edhe heteroseksualët

  • 20/10/2018 | 18:52

Blanchett: Rolet LGBT njësoj t’i luajnë edhe heteroseksualët

Oscariania Cate Blanchett të premten në Romë ka mbrojtur të drejtën e aktorëve heteroseksualë që të paraqiten në role të personave transgjinorë apo në role të anëtarëve të komunitetit LGBT.


Në fakt, Hollywoodi tash e një kohë të gjatë është nën goditjen e kritikave se rolet e personave gej ua beson aktorëve heteroseksualë.

Në korrik të këtij vitit aktorja Scarlett Johansson ka hequr dorë nga roli i një personi transgjinor në filmin “Rub and Tug” pasi që aktoret transgjinore kanë reaguar për shkak të diskriminimit, transmeton gazetametro.net. Aktivistët atëherë kanë thënë qartë se rolin kryesor do të duhej besuar mu një personi transgjinor, kurse aktoret transgjinore kanë thënë se fjala është për një diskriminim të llojit të vetë.

Mirëpo, aktorja australiane nuk pajtohet me mendimin e tyre e as me qëndrimin sipas të cilit aktori apo aktorja mund të luajnë mirë rolet e personave vetëm vetëm në qoftë se kanë përvojë të tillë personale.

Blanchett ka luajtur rolin e një lesbikeje në vitin 2015 në filmin “Carol”.

“Do të luftojë deri në fuqitë e fundit që të ndërpritet me një qëndrim të tillë, kështu që edhe më tej di të pranoj të luaj të gjitha rolet:, ka thënë aktorja, e cila aktualisht po qëndron në Romë në festivalin e filmit.

Ndaj qëndrimit të Hollywoodit sidomos kritik ka qenë aktori britanit Sir Ian McKellen. Njëherë ai ka deklaruar se asnjë aktor apo aktore të cilët haptas janë deklaruar si persona gej nuk kanë fituar Oscar për rolin më të mirë, për dallim nga aktorët heteroseksualë, të cilët janë shpërblyer për role të personave të komunitetit LGBT. Shembull për këtë janë Toma Hanks për rolin në filmin “Philadelphia” dhe Sean Penn për rolin në filmi “Milk”./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë