Loading…

Blake Lively kërkoi 8 milionë dollarë nga Baldoni, ja çka i jep gjykata asaj

  • 27/08/2026 | 08:40

Blake Lively kërkoi 8 milionë dollarë nga Baldoni, ja çka i jep gjykata asaj

Blake Lively do të marrë rreth 400,000 dollarë në shpenzime ligjore nga Justin Baldoni pas betejës së tyre gjyqësore në lidhje me filmin “It Ends with Us”.


Aktorja fillimisht kërkoi gati 8 milionë dollarë, por gjykata e uli ndjeshëm kërkesën e saj, raporton Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Gjykatësi Lewis Liman vendosi që Lively ka të drejtë për rreth 363,000 dollarë në tarifa ligjore dhe 44,000 dollarë shtesë në shpenzime të tjera, për një total prej pak më shumë se 407,000 dollarësh.

Lively kërkoi rimbursim prej gati 7.5 milionë dollarësh në tarifa ligjore dhe më shumë se 539,000 dollarë në shpenzime shtesë që ajo pati gjatë mbrojtjes së padisë prej 400 milionë dollarësh të Baldonit për shpifje.

Megjithatë, gjyqtari i gjeti disa nga shumat e kërkuara si të tepërta. Ai vuri në dukje konkretisht se numri i orëve që avokatët e saj faturuan nuk ishte i arsyeshëm dhe se dokumentimi i shpenzimeve nuk ishte mjaftueshëm i detajuar. Ai gjithashtu hodhi poshtë një kërkesë për të rimbursuar ekipin e saj të marrëdhënieve me publikun, duke argumentuar se marrëdhëniet me publikun nuk ishin një pjesë kyçe e mbrojtjes ndaj padisë për shpifje./

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë