Shteti i Bjellorusisë ka marrë një vendim që të i thërrasë masivisht qytetarët e sajë në shërbim të detyruar ushtarak, shkruan Gazeta Metro.
Ftesa të tilla tashmë iu kanë mbërritur qytetarëve atje shkruan mediumi ukrainas i lajmeve NEXTA.
Bjellorusia vazhdon të mbetët mbështetësi më i madh i Rusisë në agresionin që ka ndërmarrë kjo e fundit ndaj shtetit fqinj Ukrainës.
Në territorin Bjellorus për muaj të tërë janë pozicionuar mijëra trupa ruse, që për synim kanë pushtimin e kryeqytetit Kiev.
Ndër sulmet e para me artileri të rëndë ushtarake janë zhvilluar nga bazat ruse mbi Ukrainën në ditën e parë agresionit.
Ditë më parë zyrtarët bjellorusë njoftuan se nuk kanë kërkesë që ata të përfshihen ose ti shpallin luftë fqinjit të tyre jugorë./gazetametro.net
#Belarus started mass summoning of persons liable for military service. pic.twitter.com/dfN2qPvuLN
— NEXTA (@nexta_tv) March 17, 2022