Loading…

Biznesmeni kosovarë plagos tre bashkëkombas në Finlandë

  • 26/07/2019 | 16:40

Biznesmeni kosovarë plagos tre bashkëkombas në Finlandë

Një biznesmen 32-vjeçar nga Kosova, i cili jeton dhe vepron në Finlandë ka plagosur tre shqiptarë në Hietalahdenkatu, transmeton Gazeta Metro.


Nuk dihen shkaqet e plagosjes dhe mediat nuk raportojnë të kenë qenë punëtorë të firmës së biznesmenit në fjalë. Tashmë policia ka arrestuar autorin dhe të premten do të dalë para Gjykatës së Qarkut në Helsinki, transmeton antpress raportimet.

Një bashkëpunëtor i afërt i biznesmenit iu ka thënë autoriteteve finlandeze se dorasi ishte person i mirë dhe shume serioz sa i përket çështjes së punës.

Po ashtu dhe disa punëtorë të tjerë, e kanë vlerësuar si person korrekt dhe të sjellshëm. Siç raportojnë mediat finlandeze, biznesmeni shqiptar kishte themeluar një kompani ndërtimi pesë vite me parë.

Kompania e biznesmenit shqiptar, nënkontrakton kompanitë e ndërtimit në Finlandë dhe ka 30 punëtorë. Mes tyre ka shqiptarë, hungarezë dhe rumunë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë