Loading…

Biznesmeni kosovar do ta djeg vetën për të mbrojtur tokën

  • 26/04/2018 | 14:26

Biznesmeni kosovar do ta djeg vetën për të mbrojtur tokën

Pronari i kompanisë së ujit “Kika” ka tentuar t’ia vë flakën vetes. Arsye për këtë u bë vendimi i Gjykatë Themelore të Gjilanit.


Në vendim të gjykatës thuhej që mbi një pronë të tij të kalojnë telat e tensionit të lartë të rrymës të një kompanie tjetër.

Policia ka ndërhyrë duke e arrestuar pronarin, dy djemtë e tij. Djali Arbnori i cili është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe më pas është liruar.

“Sot kemi dalë për ta mbrojtur pronën tonë, të cilën synon ta tjetërsojë një kompani turko-kosovare, Erë Energy, duke i kaluar telat e rrymës së tensionit të lartë përmes pronës sonë, pa lejen tonë”, ka thënë Arbnor Bajra.

Ai ka thënë se në atë pronë kanë nisur të investojnë për kompaninë e tyre. Por, sipas tij, këtë pronë me vendim të Gjykatës Themelore të Gjilanit, dega në Kamenicë, telat e rrymës do të kalojnë mbi këtë pronë, duke ua pamundësuar investimin.

“Nëse bëhet shtrirja e atij telit, ne nuk mund të investojmë asgjë në atë pronë. Ne kemi pasur ta bëjmë aty një repart të ri për prodhimin e azotit dhe oksigjenit, sepse ne merremi me ujë, e kemi fabrikën e ujit “Kika”. Na kemi nisur pak këtë investim, e kemi rrafshuar vendin, kurse ata i kanë shtrirë telat përmes pronës dhe ne jemi t’u mundu me mbrojt”, ka shtuar ai.

Megjithatë, ai ka thënë se Gjykatës ia kanë dhënë dy opsione, të cilat nuk i ka marrë parasysh.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë