Loading…

Biznesmeni kosovar bën premtimin publik: Nëse Luizi nuk fiton BBV, unë do i jap 100 mijë euro

  • 28/03/2023 | 15:03

Biznesmeni kosovar bën premtimin publik: Nëse Luizi nuk fiton BBV, unë do i jap 100 mijë euro

Ofertat për “fenomenin” e 2023-shit, Luizin kanë qenë nga më të ndryshmet. Fansat shqiptarë nga e gjithë bota kanë bërë premtime të mëdha, si apartamente, makina e shuma të konsiderueshme.


Së fundmi, biznesmeni kosovar ka bërë premtimin e madh gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale. Ai ka thënë se do t’i dhurojë banorit të Big Brother 100 mijë euro, nëse nuk i japin çmimin e madh. Ai thotë se dhurimin e lekëve do ta bëjë publike.

“Luiz Kingu. Nëse nuk ja japin çmimin e madh, ju betohem unë do i jap 100.000 euro Luizit. Do e bëj edhe publike”, shprehet Fisnik Syla në Instagram.

Ndonëse këto ditë nuk kanë qenë të lehta për Sylën, pas akuzave të këngëtares Fjolla Morina, por ai sërish iu është përgjigjur ndjekësve të tij në Instagram./Albeu.com

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë