Biznesi ku është aksionar Ukë Rugova ka vepruar përgjatë viteve në kundërshtim me postin që ka mbajtur ai: atë të deputetit të parlamentit të Kosovës.
Derisa në njërën anë ishte ligjvënës, në prapaskenë biznesi i Ukë Rugovës nuk ishte i rregullt në zbatimin e ligjeve.
Biznesi i tij – restorant dhe autolarje, i kishte borxh Administratës Tatimore të Kosovës.
Pjesë e Dosja Grande është edhe intervistimi i Ukë Rugovës nga hetuesia e EULEX-it lidhur me bizneset e tij.
Hetuesi i EULEX-it i kishte treguar Rugovës se më datën 3 shtator 2015 kishte marrë një raport tetëmbëdhjetë faqesh nga ATK-ja që flet në detaje për biznesin e tij.
Biznesi “Caffe Uliksi”, më vonë i emërtuar “Zero 8”, kishte deklaruar në ATK një qarkullim prej 65 mijë e 720 eurosh, të realizuar gjatë viteve 2012-2015. Ndërkaq, gjatë periudhës 2009-2012, sipas raportit, ky biznes ka deklaruar të mos ketë pasur qarkullim, raporton Insajderi.
“Zyrtarët e njëjtë të ATK-së na treguan se asnjëherë nuk është paguar asnjë taksë nga ‘Zero 8 sh.p.k.’ sa i përket periudhës 06/2009 deri 06/2015”, i thoshte Rugovës hetuesi i EULEX-it.
Nga ky qarkullim borxhi ndaj ATK-së llogaritej të jetë prej afro 10 mijë eurosh.
Biznesi ku është aksionar Ukë Rugova ka vepruar përgjatë viteve në kundërshtim me postin që ka mbajtur ai: atë të deputetit të parlamentit të Kosovës.
Derisa në njërën anë ishte ligjvënës, në prapaskenë biznesi i Ukë Rugovës nuk ishte i rregullt në zbatimin e ligjeve.
Biznesi i tij – restorant dhe autolarje, i kishte borxh Administratës Tatimore të Kosovës.
Pjesë e Dosja Grande është edhe intervistimi i Ukë Rugovës nga hetuesia e EULEX-it lidhur me bizneset e tij.
Hetuesi i EULEX-it i kishte treguar Rugovës se më datën 3 shtator 2015 kishte marrë një raport tetëmbëdhjetë faqesh nga ATK-ja që flet në detaje për biznesin e tij.
Biznesi “Caffe Uliksi”, më vonë i emërtuar “Zero 8”, kishte deklaruar në ATK një qarkullim prej 65 mijë e 720 eurosh, të realizuar gjatë viteve 2012-2015. Ndërkaq, gjatë periudhës 2009-2012, sipas raportit, ky biznes ka deklaruar të mos ketë pasur qarkullim.
“Zyrtarët e njëjtë të ATK-së na treguan se asnjëherë nuk është paguar asnjë taksë nga ‘Zero 8 sh.p.k.’ sa i përket periudhës 06/2009 deri 06/2015”, i thoshte Rugovës hetuesi i EULEX-it.
Nga ky qarkullim borxhi ndaj ATK-së llogaritej të jetë prej afro 10 mijë eurosh.
Hetuesit e EULEX-it kishin kërkuar përgjigje nga Rugova për borxhin. Uka kishte mbetur pa fjalë.
Avokati i tij, Nexhat Shabani, i kishte thënë se i duhet pak kohë që të konsultohet me klientin e tij për të dhënë më pas një përgjigje.
Pas konsultimit me avokatin, Ukë Rugova ishte thirrur në Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.
Kishte thënë para hetuesve se kur e ka marrë postin e deputetit i është kërkuar ligjërisht që të tërhiqet nga pozita menaxheriale në biznesin privat.
“Pra për çështje menaxheriale që lidhen me tatim unë nuk di asgjë. Tani sa jemi duke diskutuar në lidhje me këtë, katër ose pesë muaj më parë kam takuar Suelin, partnerin tim të biznesit, dhe ai më tha se Administrata Tatimore solli një dokument që tregon se ne kemi disa obligime ndaj asaj zyre”.
“Unë nuk di arsyen pse është kështu, por në atë kohë (2009-2012) askush nuk përmendi ose nuk na tha se ne kemi ndonjë detyrim ndaj Administratës Tatimore”, kishte pohuar Rugova.
Lidhur me borxhin ndaj Administratës Tatimore të Kosovës, hetuesit e EULEX-it kishin intervistuar gjatë vitit 2014 edhe Suel Bajramin, ortakun e Ukë Rugovës në këtë biznes.