Një person ka përfituar mbi 40 mijë euro, derisa mashtronte qytetarët duke u marrë para për termin të vizave, shkruan Gazeta Metro.
I dyshuari është arrestuar pas hetimeve nga policia, pasi i njëjti që nga muaji dhjetor 2021 e deri maj 2022, kishte mashtruar 12 persona duke u marrë para e duke iu premtuar se do iu siguronte një termin për vizë.
Shuma totale që dyshohet të ketë fituar ai kap shifrën rreth 41 mijë euro.
I dyshuari është intervistuar dhe është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit.
Njoftimi i plotë:
Mashtronte qytetarët duke u marr para për termin të vizave, përfitoi mbi 40 mijë euro,
arrestohet nga Policia e Kosovës
Prishtinë, 26 qershor 2022
Policia e Kosovës gjatë zhvillimit të hetimeve ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin me iniciale (A.B; viti i lindjes 1994)) pasi që i njëjti në intervale të ndryshme kohore nga muaji dhjetor i vitit 2021 e deri në muajin Maj të vitit 2022, i kishte mashtruar 12 persona (viktima) duke iu marrë shuma të ndryshme të parave dhe duke iu premtuar se do iu caktoj-rezervoj termine për viza pune në Ambasadën e një shteti të huaj në Kosovë.
Shuma e përgjithshme që i dyshuari dyshohet të ketë përfituar duke i mashtruar ankuesit është rreth 41100€ (katër dhjetë e njëmijë e njëqind euro).
I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës të angazhuar sipas detyrës zyrtare dhe pas përfundimit të procedurave policore i njëjti është ndaluar për 48 orë me aktvendim të lëshuar nga Prokurori i shtetit./gazetametro.net