Loading…

‘Bizare’: Brnabic qahet se BE kërkoi ta lënë të hyjë Petkovicin, ‘harron’ se thanë që duhet lënë edhe zyrtarët kosovarë në Serbi

  • 02/12/2021 | 17:53

‘Bizare’: Brnabic qahet se BE kërkoi ta lënë të hyjë Petkovicin, ‘harron’ se thanë që duhet lënë edhe zyrtarët kosovarë në Serbi

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, u ankua sot pasi nuk u lejua hyrja shefit të zyrës së ashtuquajtur për ‘Kosovë e Metohi’, Petar Petkovic, në Kosovë dhe e gjithë kjo është bizare sipas saj pasi kjo ndodhi pasi që BE’ja kërkoi ta lejojnë. BE ka bërë me dije se të dyja palët duhet të zbatojnë marrëveshjen e vizitave zyrtare, pikërisht pas ndalimit të hyrjes në Serbi të ministrave të Kosovës në vizitë Luginën e Preshevës, transmeton Gazeta Metro.


“Kjo është sjellje skandaloze e institucioneve të përkohshme në Prishtinë” siç i quan që përsëri ja ndaluan hyrjen në Kosovë Drejtorit të Zyrës për ‘Kosovë e Metohi’, Petar Petkovic, ka njoftuar zyra për media e kryeministrisë së Serbisë.

Sipas Brnabic “kjo është hera e pestë që Petkovicit i ”ndalohet hyrja” në territorin e ‘krahinës së tyre jugore’ dhe shtoi se “ajo që është më bizarja në këtë situatë, që kjo ndalesë vjen vetëm pas ca ditësh që Bashkimi Europian në mënyrë eksplicite i bëri thirrje Prishtinës të respektojnë marrëveshjet”.

Bizare është që Brnabic dhe stafi i saj i mediave paskan ‘harruar’ deklaratën e zëdhënësit të BE’së, Peter Stano, që kishte kërkuar që të dy palët në dialog duhet të respektojnë marrëveshjet e nënshkruara.

Petar Petkovic i ishte mohuar hyrja pas disa deklaratave të pamatura pas krizës me tabela regjistrimi ku kishte thirrje për dhunë nga ana e tij./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë