Loading…

Bixhozi në Mitrovicë: Tetë të dyshuar dërgohen në paraburgim

  • 20/04/2026 | 23:15

Bixhozi në Mitrovicë: Tetë të dyshuar dërgohen në paraburgim

Gjykata Themelore e Mitrovicës u ka caktuar nga një muaj paraburgim tetë personave të dyshuar për organizim të bixhozit të paligjshëm dhe skemave piramidale, transmeton Gazeta Metro.


Vendimi u mor pas seancave të mbajtura sot në degët e gjykatës në Vushtrri dhe Skenderaj.

Gjashtë prej të dyshuarve u dërguan në mbajtje me vendim të gjykatës në Vushtrri, ndërsa dy të tjerë nga dega në Skenderaj. Operacioni u shtri në gjithë rajonin e Mitrovicës, ku policia goditi rrjetin që merrej me lojëra të fatit të ndaluara me ligj.

Të dyshuarit do të qëndrojnë në paraburgim deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë