Loading…

‘Bixhoz elektroenergjetik’: Ymeri thotë se Kosova gjatë ditës po importon mbi 300 megavat energji elektrike në orë

  • 02/08/2026 | 11:49

‘Bixhoz elektroenergjetik’: Ymeri thotë se Kosova gjatë ditës po importon mbi 300 megavat energji elektrike në orë

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri ka komentuar situatën me gjendjen e prodhimit të energjisë elektrike në Kosovë, duke bërë të ditur se disa blloqe të termocentraleve janë jashtë funksionit, transmeton Gazeta Metro.


Sipas saj, Blloku B1, Blloku A3 dhe Blloku A5 janë jashtë funksionit, ndërsa vetëm Blloku A4 dhe Blloku B2 janë në operim.

Ymeri thekson se, për shkak të kësaj situate, Kosova gjatë ditës po importon mbi 300 megavat energji elektrike në orë.

“Blloku B1=0, Blloku A3 =0, Blloku A5 = 0, Blloku A4 me Bllokun B2 funksiojnë dhe me kaq ne sot shkojmë deri mbi 300 MW në orë import. Çmimin total i importit nuk caktohet dot sepse siç dihet Kosova importon me kontrata 1-1 me kompani të caktuara. Bixhoz elektroenergjetik.”, shkroi ajo./gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë