Loading…

Bislimi merr guxim të tregojë se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave për Kosovën

  • 23/03/2023 | 16:28

Bislimi merr guxim të tregojë se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave për Kosovën

Komisionin për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) sot ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën, e për këtë ka reaguar zv.kryeministri Besnik Bislimi me një status në rrjetin social Facebook, aty Bislimi tregoi se edhe pak javë pritet që të përfundojnë të gjitha procedurat ligjore brenda Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave për shtetin më të ri në Europë, shkruan Gazeta Metro.


Bislimi tha se ky është hapi i parafundit drejt realizimit final të jetësimit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Zv.kryeministri tha se me 18 prill, fati i heqjes së vizave për vendin tonë, do të vendoset në Parlamentin Europian.

Ai përmendi se me të përfunduar edhe procedura e fundit, nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të jetësohet përfundimisht liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Postimi i plotë:

Edhe një votim i fundit ka mbetur, në përmbylljen e procedurave për liberalizimin e vizave.
Pas votimit të Këshillit të Ministrave të BE-së me 9 mars, Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) votoi ditën e sotme tekstin që Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave, duke hapur kështu rrugën pёr votimin e fundit të mbetur nё seancën plenare tё Parlamentit Evropian.
Pas hapit të fundit në seancën e Parlamentit Evropian, i cili pritet të mbahet me 18 prill, do të mbetet vetëm nënshkrimi dhe publikimi në gazetën zyrtare të BE-së.
Në përfundim të këtyre procedurave të fundit, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza, jo më larg se 1 janari i vitit 2024, duke i dhënë kështu fund një pritjeje të gjatë./gazetametro.net

Kalohet edhe një procedurë tjetër për procesin e vizave për Kosovën: Këto janë hapat e mëtutjeshëm

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë