Loading…

Bislimi e informon këshilltarin e presidentit të KE’së për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

  • 08/12/2022 | 00:10

Bislimi e informon këshilltarin e presidentit të KE’së për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Zëvendëskryeministri për Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka informuar sot Këshilltarin kryesor për Politika të Jashtme të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.


Në njoftimin e qeverisë thuhet, që marrëdhëniet e Kosovës me BE-në duhet të shkojnë një hap më tutje.

“Në këtë takim, këshilltari i Presidentit Charles Michel, u informua mbi vendimin e Kosovës për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kosova gjendet tashmë në vitin e gjashtë të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. Ka ardhur koha që marrëdhëniet dhe partneriteti me Bashkimin Evropian të shkojë një hap tutje. Kosova ka shënuar progres të theksuar, në fusha kyçe në bashkërendimin dhe përafrimin e standarteve me ato të BE-së si në sundim të ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zhvillimin ekonomik e demokratizimin”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Sipas Qeverisë, progresi i arritur dëshmohet edhe nga Raporti për vendin 2022 i Komisionit Evropian.

Në fund, bëhet e ditur se zëvendëskryeministri Bislimi e ka falënderuar Mordue’n për takimin dhe “bisedën e frytshme”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE do të paraqitet gjatë muajit dhjetor 2022.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë