Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po merr pjesë në Samitin e NATO’s në Madrid ndërsa ka pasur rastin të zhvilloj biseda me lider botërorë, ndër ta edhe presidentin i vendit me të fuqishëm në botë, Joe Biden. Rama ka treguar se cila ka qenë biseda me presidentin amerikan, shkruan Gazeta Metro.
Rama ka thënë se me presidentin Biden kanë diskutuar për rendësin dhe rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit e në NATO, për çka Biden ka pasur fjalë të mira.
Gjithashtu Rama ka bërë të ditur për interesimin e Biden për të organizuar diçka bashkërisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA.
“Dëgjova nga Presindenti Joe Biden fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit e në NATO, si edhe shprehjen e dëshirës së tij për të organizuar diçka bashkarisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA”, ka shkruar Rama.
Dëgjova nga Presindenti Joe Biden fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit e në NATO, si edhe shprehjen e dëshirës së tij për të organizuar diçka bashkarisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA🇦🇱🤝🇺🇸 pic.twitter.com/MjYwvVnaI7
— Edi Rama (@ediramaal) June 29, 2022
Rama në Samitin e NATO’s: Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe