Qendërmbrojtësi, Jules Kounde, gjatë këtij afati kalimtar të verës refuzoi Chelsean vetëm për një arsye, të ju bashkohej Barcelonës. Në një intervistë të fundit francezi foli rreth bisedës të ‘famshme’ me Xavi Hernandez, prej të cilës u bind për të kaluar te katalunasit, transmeton Gazeta Metro.
Barcelona pagoi rreth 50 milionë euro në drejtim të Sevillas për të afruar në radhët e saj 23-vjeçarin, pas një gare mjaft të ashpër me skuadrën londineze.
Ai për BarçaTV deklaroi se kur kishte biseduar me trajnerin spanjoll ky i fundit i kishte thënë se është tip i lojtarit, i cili do të përshtatej shumë mirë në sistemin e tij.
”Xavi më tha se isha perfekt për sistemin e tij. Ne folëm shumë rreth futbollit. Ai është Xavi dhe ai ishte një nga lojtarët më të mirë. Biseda ishte shumë e mirë dhe e natyrshme, që është gjithmonë një shenjë e mirë,” tha ai.
Për të kuptuar edhe më shumë rreth ambientit te blaugranasit, Kounde tregoi se kishte biseduar edhe me bashkëkombësin e tij, Ousmane Dembele.
”Kam folur me Ousmanen kur kuptova se Barcelona ishte opsioni im i preferuar. Megjithatë, ajo që më bindi vërtet ishte projekti emocionues dhe ambicioz,” tha ai.
Kounde ende nuk ka debutuar në një ndeshje zyrtare me Barcelonën, gjë që pritet të shtunën kundër Rayo Vallecanos. Ai ka luajtur vetëm për 30 minuta në miqësoren kundër Pumas, të fituar nga katalunasit me rezultat 6-0. /gazetametro.net