Loading…

Bindet Lista Serbe, nesër seanca për Demarkacionin

  • 12/03/2018 | 11:08

Bindet Lista Serbe, nesër seanca për Demarkacionin

Seanca për votimin e Demarkacionit pritet të thirret për nesër, kjo pasi burime të Gazetës Metro bëjnë të ditur se janë bindur edhe deputetët serbë të Kuvendit, që të votojnë pro ratifikimit të kësaj marrëveshje.


Ky burim ka bërë të ditur se sot në qeveri ka pasur takime me deputetët serbë, dhe aty janë marrë vesh që Demarkacioni të votohet.

Tani, kur AAK dhe Nisma janë bindur që të votohet kjo marrëveshje, plus kompromisi me LDK’në, bëhet e mundur që edhe me votat e Listës Serbe, të arrihen 80 votat e nevojshme që demarkacioni me Malin e Zi të ratifikohet, duke i hapur kështu rrugë liberalizimit të vizave.

Seanca për Demarkacionin është shtyrë disa herë, pasi mungonin edhe 2-3 vota që të arrihej numri i nevojshëm i tyre.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, javën e kaluar tha se janë duke bërë përpjekje që të bindin ndonjë deputetë të VV’së që të votojë pro Demarkacionit, që rrjedhimisht të nxirret jashtë loje Lista Serbe, por duket të ketë qenë e pamundur kjo. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë