Warren Buffett është gjithëçka tjetër pos mesatar: investuesi legjendar ‘vlen’ 82 miliardë dollarë, gjë që e bën njeriun e tretë më të pasur në botë, transmeton Gazeta Metro.
Në moshën 88-vjeçare ai ende udhëheq Berkshire Hathaëayn, holding kompaninë e tij e cila posedon kompanitë si Geico, Dairy Queen dhe See’s Candies, transmeton “Make it”-i i CNBC-së.
Fshehtësia e suksesit të jashtëzakonshëm të Buffettit, ndërkaq, është thjesht një shprehi e rëndomtë.
“Kjo është diçka që secili mund ta bëjë. Ai çdo ditë lexon”, ka shkruar miku i tij shumëvjeçar kaBill Gates në blogun e tij.
Buffet, i cili kalon mes pesë e gjashtë orë në ditë duke lexuat libra e gazeta, thotë se i pëlqen të mendojë mbi problemet investuese e të biznesit.
Pos kësaj, freskimi i lajmeve të biznesit dhe ngjarjeve aktuale është mënyrë relativisht e thjeshtë për të arritur përparësi konkurruese./gazetametro.net