Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka shkruar se të dhënat përfundimtare thonë se koalicioni NISMA-AKR-PD e ka kaluar pragun prej 5%, shkruan Gazeta Metro.
Sherifi,ka thënë se pas rinumërimit të 314 kutive Nisma ka marrë 5.05 për qind, kurse me rinumërimin e 530 kutive ka thënë se do të marrin akoma më shumë.
Postimi i plotë:
Për ata që nxjerrin përfundime “shkencore” për rezultatet e zgjedhjeve të 06 tetorit 2019 duke bashkuar të dhënat e papërfunduara me të dhënat e përfunduara!
Rezultati nga të dhënat preliminare për 314 kuti të cilat janë të pasqyruara në sistemin K-Votes dhe të dhënat nga rinumërimi i po ktyre 314 kutive është ky: Në K-Votes në këto 314 kuti Nisma ka pasur 5.01%, nga rinumërimi i këtyre kutive rezultati është rritur në 5.05%.
Dhe, mbani shënim: kjo rritje për NISMËN vjen vetëm nga 314 kutitë të cilat janë rinumëruar për shkak të formularëve me gabime për bartjen e të dhënave dhe jo për shkak të mospërputhjes të votave të kandidatëve me votat e partive!
Le të shohim se çka do të na sjell rinumërimi i 530 kutive të cilat në rimumërim kanë shkuar pikërisht për shkak të mospërputhjes të votave të partive me ato të kandidatëve!../gazetametro.net