Loading…

BIK në Gjilan për vrasjen e terroristit Haqifi: Humbëm një djalë të ri

  • 09/02/2017 | 01:05

BIK në Gjilan për vrasjen e terroristit Haqifi: Humbëm një djalë të ri

Naim Aliu, përfaqësues i Bashkësisë Islame në Gjilan, ka shprehur shqetësimin e këtij institucioni për vdekjen e Ridvan Haqifit i cili ishte pjesëmarrës në luftën e Sirisë nën strukturat e Shtetit Islamik.


Gjatë një interviste për emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, Aliu ka deklaruar se vdekja e tij dhe e kujtdo që shkon në luftë, është diçka që pritet.

“Kemi dëgjuar për vdekjen e Ridvan Haqifit, mirëpo vdekja e tij nuk është konfirmuar. Ai thuhet të jetë vrarë në luftën e Sirisë. Meqenëse rasti në fjalë ka të bëjë me një pjesëmarrës në luftë, vdekja e tij është e pritshme. Ne shprehim shqetësimin tonë që kemi humbur një fjalë të ri. Nuk kemi gjak të njomë që të ujisim shkretëtirat e Arabisë”, tha ai.

Ai ka deklaruar se Bashkësia Islame në Gjilan, ka kohë që po mundohet të promovojë vlerën e vërtetë të islamit duke promovuar paqe në vend të dhunës, por thotë se ky është një problem i tërë botës dhe edhe vendi ynë mbetet i përfshirë.

“Ky është problem global dhe Kosova është pjesë e këtij problemi. Disa të rinj tanë janë pjesëmarrës të këtyre luftërave që nuk janë as të shenjta e as të drejta. Bashkësia Islame e ka ngritur zërin me kohë. Këshilli i BIK-ut në Gjilan po jep kontributin e vazhdueshëm për njerëzit të cilët janë në rrezik, në mënyrë që të evitohen këto raste. Me ligjëratat tona javore, japim mesazhe të cilat e thonë qartë se feja islame është e paqes dhe jo e dhunës”.

Aliu mendon se varfëria dhe propaganda e gabuar e fesë islame, janë dy shkaqet kryesore që kanë ndikuar tek të rinjtë që i janë drejtuar luftës së Sirisë.

“Prej shkaqeve që të rinjtë tanë i kanë shtyrë që të shkojnë atje, do kisha evidentuar gjendjen e rëndë ekonomike të familjeve të tyre dhe te disa të rinj kemi vërejtur euforinë dhe mos-dijen për fe”, tha ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë