Loading…

Bienvenue: Mbreti Charles III mbajti fjalim në Senatin francez, i pari monark britanik që e bën

  • 22/09/2023 | 13:53

Bienvenue: Mbreti Charles III mbajti fjalim në Senatin francez, i pari monark britanik që e bën

Mbreti Charles është pritur me duartrokitje në fjalimin e tij për Senatin francez ku tha se Ukraina do ta fitojë luftën ndaj pushtimit rus, transmeton Gazeta Metro.


Fjalimi i mbajtur copa copa mes frëngjishtes dhe anglishtes gjithashtu ka prekur temën e ndryshimeve klimatike. Interesim ka ngjallur kureshtja se a do të kritikonte mbreti kryeministrin britanik Rishi Sunak i cili bëri një prapakthim në politikat ambientale por fjalimi ishte diplomatik dhe nuk u konsiderua si kritikë ndaj kryeministrit.

Mbreti tha për Senatin se pavarësisht që sfida me klimën në planetin tonë është e madhe ai ngushëllohet kur sheh veprimet që ndërmiren nga qeveritë dhe nga qytetarët por edhe nga sektori privat në adresimin e atij problemi, raporton BBC.

Mbreti ka qenë i këshilluar që fjalimi i tij të përmbajë neutralitet politik./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë