Loading…

Bien tregjet, dollari në rënie të lirë

  • 09/11/2016 | 10:23

Bien tregjet, dollari në rënie të lirë

Rritja e mundësive që Donald Trump mund të fitojë zgjedhjet, ka shkaktuar rënjen e aksioneve në të gjitha tregjet.

Tregjet globale të aksioneve dhe dollari amerikan kanë shkuar në rënie të lirë, pasi kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, kryeson garën për Shtëpinë e Bardhë.

Aksionet e Tokios kanë rënë për gati 5 përqind më 9 nëntor, ndërsa indekset e Hong Kongut dhe Seulit për 3.3 përqind, respektivisht 2.8 përqind.

Indeksi Wall Street, ndërkaq, ka rënë për 3 përqind.

Dollari amerikan po ashtu ka rënë kundrejt jenit dhe euros.

Çmimet e naftës gjithashtu kanë rënë për më shumë se 4 përqind, në 43.17 dollarë për fuçi.

Shumica e tregjeve kanë favorizuar kandidaten demokrate, Hillary Clinton, përballë Trumpit, pasi investitorët i kanë parë politikat e saj si vazhdim i “status quo”-së që ka krijuar presidenti Barack Obama.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë