Loading…

Bie në pusetë, vdes i moshuari nga Prishtina

  • 07/03/2017 | 10:15

Bie në pusetë, vdes i moshuari nga Prishtina
Foto ilustruese

Sh.D., i moshës 64 vjeç është gjetur pa shenja jete në një puset në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë.


Vdekja po cilësohet si e dyshuar nga Policia e Kosovës, e cila përmes një komunikate për media ka dhënë detaje për personin në fjalë.

Policia thotë se ta ketë marrë informacionin dje rreth orës 21:30, se personi tashmë i vdekur kishte dalë nga shtëpia e tij, që nga ora 10:30 dhe nuk  është kthyer (lajmëruar) më.

Pas shumë veprimeve operative policia ka arritur ta gjejë pa shenja jete në një pusetë në rrugën “Xheladin Hana ” në Prishtinë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Trupi pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë ë Ligjore për obduksion, ndërkohë që me rekomandim të Prokurorit të Shtetit është hapur rasti Vdekje në rrethana të dyshimta.

Aktualisht hetuesit rajonal për hetimin e krimit, janë duke punuar me një intensitet të shtuar në  përpjekje për  të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Gazeta Metro merr vesh se puseta ku kishte rënë ky i moshuar ka qenë e thellë rreth 13 metra dhe nga ekzaminimet e para, i ndjeri ka lëndime në trup.

Policia ende nuk është e gatshme të japë detaje për vdekjen e Sh.D., duke pritur edhe raportin nga Mjekësia Ligjore. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë