Paradoksi i energjisë elektrike shpjegohet paksa çuditshëm në Kosovë për muajin shkurt ngase importi i energjisë elektrike është rritur për 7.25%, ndërsa konsumi ka rënë për 3.75% krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar, gjë kjo që për gazetarin e komentatorin politik, Valon A. Syla, është diçka që ndodh vetëm me Qeverinë Kurti, transmeton Gazeta Metro.
Syla tejet direkt shprehet se shpjegimi i kësaj është më shumë para për zgjedhjet e ardhshme.
“Bjen konsumi, por rritet importi i energjisë elektrike. Këtë e bon veç një Qeveri e Albin Babës edhe 40 hajdukave. Qysh shpjegohet kjo, përveç qe po importojnë për me nda hisen e vet, sepse ju vyen paret për zgjedhjet e ardhshme, natyrisht”, tha ai troç me një postim në llogarinë e tij në Facebook.
Në muajin shkurt 2026, të dhënat tregojnë një zhvillim kontradiktor në sektorin energjetik ne Kosovë, derisa konsumi i energjisë elektrike ka rënë, importi ka vazhduar të rritet./gazetametro.net