Loading…

Bie bora e parë në Kosovë: Zbardhohet toka në Prevallë

  • 30/11/2019 | 12:09

Bie bora e parë në Kosovë: Zbardhohet toka në Prevallë

Është paralajmëruar se në fillim të muajit dhjetor do të ketë borë në Kosovë. Por ende pa hyrë zyrtarisht ky muaj, sot Prevalla është mbuluar nga reshjet e borës, shkruan Gazeta Metro.


Sot temperaturat në Kosovë janë të vranëta dhe vend e vende ka shi, ndërsa në viset malore janë shfaqur edhe reshjet e borës.

Dje është parashikuar që në vise malore mbi 1500m të ketë reshje bore.

Sot ka ndodhur pikërisht ashtu, Prevalla është mbuluar nga bora dhe pamjet që vijnë nga atje, shihet se sa shumë është zbardhuar toka.

Ndërkaq edhe ditën e martë pritet që të ketë reshje bore në vise malore po edhe në ato të ulëta. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë