Loading…

Bie ‘BIA’ serbe, shkarkohet shefi i saj në Nish

  • 26/11/2019 | 22:47

Bie ‘BIA’ serbe, shkarkohet shefi i saj në Nish

Kreu i Agjencisë së Informacionit dhe Sigurisë së Serbisë (BIA) dhe zëvendësi i tij në degën e Nishit janë shkarkuar për shkak të jo kompetencës dhe rezultateve të dobëta në punë spekulojnë mediat serbe, transmeton Gazeta Metro.


Drejtori i qendrës së  Nishit të ‘BIA’ serbe, Vladimir Vuckovic dhe zëvendësi i tij, Dusan Cirkovic sot janë befasisht janë shkarkuar shkruan gazeta serbe Vecernje Novosti.

Sipas informacionit të kësaj gazete, të dy udhëheqësit në këtë qendër rajonale janë shkarkuar për shkak të komprometimit të shërbimit, marrëdhënieve të këqija personale, por edhe rezultateve të dobëta në punë.

Përndryshe Dusan Cirkcovic ishte në qendër të vëmendjes së opinionit serb vitin e kaluar pasi gjatë një serie incidentesh piromanie në Nish i ishte djegur vetura.

Serbia është goditur nga një varg skandalesh me spiunazh këtë muaj kur ishte raportuar nga së pari nga portali i ArmsWatch për një aferë shitjes së armëve që kishin përfunduar në duar të ISIS në Jemen, e ku pretendohej se është i përfshirë Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsa Stefanovic dhe i ati i tij.

Më e rënda ishte publikimi i xhirimit të korruptimit të agjentit serb nga ai rus që u publikua në rrjete sociale dhe agjencitë serbe nuk mundën ta fshehin skandalin.

Presidenti serb Vucic mblodhi Këshillin Kombëtar të Sigurisë dhe provoi të relativizonte krizën duke raportuar se agjencitë serbe ishin në dijeni. Zyrtarë serbë e rus kishin deklaruar se ‘nuk mundet askush’ të prishë ‘miqësinë e vjetër’./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë