Loading…

Bie alarmi: Arrinë në Maqedoni varianti indian i koronavirusit

  • 07/06/2021 | 16:13

Bie alarmi: Arrinë në Maqedoni varianti indian i koronavirusit

Në Maqedoni është konfirmuar rasti i parë me variantin indian të koronavirusit.


Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili tha se pacienti ka qenë i hospitalizuar në një spital privat, raporton KP.

“Sipas anketës epidemiologjike të cilën e ka bërë spitali, pacienti është kthyer nga Iraku, ku më parë 10 ditë ka qenë i hospitalizuar. Kur është kthyer në vend, menjëherë me makinë të ndihmës së shpejtë është dërguar në spital. Gjendja e pacientit është stabile dhe nuk ka ndonjë shenjë për rrezik”, ka thënë Filipçe.

Tutje, ai deklaroi se do të propozojë deri te Shtabi i Përgjithshëm i Krizës që masat aktuale dhe ora policore të mbesin në fuqi deri më 15 qershor në tërë vendin.

Ai tha se sipas analizës epidemiologjike nuk ka paralajmërime se do të ketë rritje të numrit të rasteve të hospitalizimeve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë