Megjithëse presidenti amerikan Donald Trump po vazhdon me opsionet ligjore të ndërlidhura me zgjedhjet e 2020 dhe ende pa u certifikuar rezultatet, kandidati demokrat Joe Biden ka nisur të mbledh kabinetin e tij pasi media e shpalli fitues. Njeri prej të parëve që është afruar si këshilltar është Steve Ricchetti, njeriu që ish presidenti Clinton e kishte vlerësuar si personi që kishte negociuar me Kongresin në vitin 2000 për të miratuar ligjin për tregti me Kinën që i ka kushtuar me miliona vende pune Amerikanëve, transmeton Gazeta Metro.
Ricchetti është njeriu pas ligjit tregtar me Kinën të viteve të 90’ta që i kishte kushtuar amerikanëve miliona vende pune prodhimi ka raportuar The Daily Caller. Steve Ricchetti kishte shërbyer si këshilltar në Shtëpinë e Bardhë kur Joe Biden ishte zëvendës president në administratën Obama. Ricchetti po ashtu kishte shërbyer si zëvendës shef kabineti i Presidentit Clinton.
Clinton e kishte vlerësuar Ricchetti për udhëheqjen e negociatave me Kongresin amerikan në vitin 2000 për të miratuare ligjin Marrëdhëniet e Normalizuara Tregtare Permanente mes Kinës dhe SHBA’së. Ky ligj hapi rrugë Kinës t’i bashkëngjitet Organizatës Botërore të Tregtisë, ku dhe u hap ekonomia e regjimit komunist të mbyllur ndaj perëndimit. Ricchetti kishte shërbyer si koordinator mes Shtëpisë së Bardhë së Clinton dhe Kongresit për të mbledhur votat në mbështetje të këtij ligji, që ishte kundërshtuar ashpër nga demokratët në atë kohë.
Sot spikerja e Kongresit amerikan Nancy Pelosi nga radhët e demokratëve, në prill të vitit 2000 kishte thënë se “edhe në bazën për tregtinë ka mjaft arsye për ta kundërshtuar këtë ligj në këtë kohë.”
Clinton në anën tjetër kishte arsyetuar se “produktet amerikane do të kenë qasje më të mirë në tregje të reja në Kinë, në çdo sektor, si në agrikulturë e telekomunikacion e vetura.” Bill Clinton atëkohë president kishte shtuar se Kina nuk do të përfitonte qasje në tregje të reja në Shtetet e Bashkuara.
Natyrisht, Kina ka shkelur këtë marrëveshje siç ka shkelur çdo marrëveshje tregtare që ka bërë me Shtetet e Bashkuara dhe miliona vende pune amerikane u humbën përtej oqeanit.
Administrata e Obamës i kishte thënë industrisë së prodhimit në SHBA se këto vende pune nuk do të ktheheshin, por Trump e kishte dëshmuar të kundërtën dhe jo vetëm kishte kthyer punësimin në prodhim ku kishte qenë para administratës Obama, por kishte rritur numrin e vendeve të punës para pandemisë së Covid-19, sipas të dhënave të Bankës Federale.
Biden kishte premtuar për dallim prej Clinton në 2016’n se do t’i kthente vendet e punës në prodhimtari, kështu që angazhimi i Ricchetti duket një hap në drejtim të gabuar.
Ligji i normalizimit të tregtisë me Kinën është nën shqyrtim dhe kritikohet me të madhe që prej dy dekadash kur ishte miratuar.
Jo që është një shembull i për dijeni ekonomike, por edhe senatori i vet deklaruar socialist Bernie Sanders, para se t’i nënshtrohej interesave të partisë demokratike dhe të bëhej multimilioner, në vitin 2005 kishte theksuar se shkatërrues kishte qenë marrëveshja tregtare. Duke e quajtur një “dështim absolut”.
“Duhet të ju shkoj fjala qartë kompanive si Walmart, GE, GM, IBM dhe dhjetëra të tjerave, si dhe Dhomës së Tregtisë së SHBA’së, se ata nuk mund të vazhdojnë të dërgojnë të ardhmen e Amerikës në Kinë” kishte thënë atëkohë Sanders. Sot plani i tij ekonomik ka pësuar ndryshime nga 2016 dhe përshtatet me doktrinën e re të demokratëve që vendosin ndryshimet klimatike përpara duke injoruar industrinë.
Derisa ish shefi i Biden dikur, Barack Obama, e ka pranuar rishtas se ai do të duhej të kishte bërë më shumë për t’u përballur me regjimin komunist të Kinës, Joe Bideni është shmangur kritikave ndaj regjimit ku i biri i tij kontrovers Hunter Biden ka siguruar miliona dollarë në ujdi biznesi./gazetametro.net