Loading…

Biden me kërkesë ndaj Senatit rreth buxhetit vjetor, parashihen edhe 200 milionë dollarë për Kosovën

  • 30/05/2021 | 22:39

Biden me kërkesë ndaj Senatit rreth buxhetit vjetor, parashihen edhe 200 milionë dollarë për Kosovën

MCC (Korporata e Sfidave të Mijëvjecarit), ka konfirmuar se brenda kërkesës që presidenti i SHBA’ve, Joe Biden u ka bërë për buxhetin vjetor të 2022, parashihen edhe 200 milionë dollarë ndihmë për Kosovën për të shtyer përpara projektet amerikane, shkruan Gazeta Metro.


Në dokumentin ‘Justifikimi i Buxhetit të Kongresit për 2022’, që  është publikuar nga kjo Korporatë, thuhet se Kosova përmes zhvillimit të sektorit të gazit dhe burimeve të ripërtrishme, do lehtësohet mbështetja e kosovarëve në qymyr.

“MCC dhe Qeveria përfunduan studimet në vitin 2020 për të vlerësuar tre projekte të propozuara: zhvillimin e sektorit të gazit natyror të Kosovës, krijimin e rezervave të energjisë për balancimin e sistemit të energjisë dhe përmirësimin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Pas rishikimit të rezultateve të studimeve, Qeveria kërkoi të shkojë përpara me zhvillimin e sektorit të gazit dhe krijimin e rezervave të energjisë me synimin për të lehtësuar integrimin e burimeve të rinovueshme, lehtësimin e varësisë së Kosovës nga qymyri dhe arritjen e qëllimeve të dekarbonizimit”, thuhet në dokument.

Këto projekte janë paraparë si formë për zhvillimin ekonomik të Kosovës, sipas dokumentit të justifikimit buxhetor.

Ndërsa zbatimi i këtyre projekteve të Korporatës (MCC) vjen pas marrëveshjes së arritur të 4 shtatorit në Ëashington, mes Kosovës dhe Serbisë

 

Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit ka thënë se shpreson që do bashkëpunojë me qeverinë e re, por dihet hezitimi që është shprehur nga Qeveria Kurti në lidhje me zbatimin e kësaj marrëveshje, madje kryeministri Kurti pati thënë që nuk është menduar të zbatohet, edhe pse në të ka disa elemente pozitive./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë