Loading…

Biden kundër bllokimit kombëtar, pavarësisht shifrave të larta nga pandemia

  • 19/11/2020 | 23:56

Biden kundër bllokimit kombëtar, pavarësisht shifrave të larta nga pandemia

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden tha sot se nuk do të detyrojë bllokim kombëtar, pavarësisht ringjalljes së pandemisë së COVID-19 në vend në javët e fundit.


“Asnjë rrethanë nuk mund të justifikojë në sytë e mi një bllokim total kombëtar. Unë mendoj se do të ishte kundërproduktiv”, tha demokrati në një konferencë shtypi në Wilmington, Delaware, raporton ATSh.

“Unë nuk do ta ndal ekonominë, pikë! Unë do të ndaloj virusin”, shtoi ai, duke siguruar se do të ndjekë rekomandimet e shkencëtarëve pas vendosjes së tij në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar.

Biden e ka bërë luftën kundër pandemisë përparësinë numër një në mandatin e tij të ardhshëm.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë