Loading…

Biden i dërgon letër Vucicit: Dialogu me Kosovën duhet të përfundojë me njohje reciproke

  • 12/02/2022 | 10:44

Biden i dërgon letër Vucicit: Dialogu me Kosovën duhet të përfundojë me njohje reciproke

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, i ka dërguar letër kreut të Serbisë, Aleksandar Vucic, duke i kuajtuar se rruga europiane e këtij shteti, varet nga progresi drejt normalizimit të plotë të raporteve me Republikën e Kosovës, raporte të cilat Biden e përsëritë se duhet të bazohen në njohje reciproke, shkruan Gazeta Metro.


Presidenti amerikan, Joe Biden i ka dërguar një letër Vucicit, me rastin e ditës së shtetit të Serbisë.

Në letrën e publikuar nga presidenca e Serbisë, Joe Biden i kujton Vucicit se rruga evropiane e Serbisë varet nga progresi drejt normalizimit të plotë të raporteve me Republikën e Kosovës, raporte të cilat Biden e përsëritë se duhet të bazohen në njohje reciproke, raporton danas, transmeton Metro.

Biden i ka thënë Vucicit se Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Serbinë dhe të gjithë fqinjët e saj.

“Aspiratat e Serbisë drejt BE-së gjithashtu varen nga progresi drejt normalizimi të plotë të raporteve në mes të Beogradit dhe Prishtinës, të cilat, siç edhe ju e dini, duhet të bazohen në njohje reciproke. SHBA-ja qëndron e gatshme që t’iu mbështes për të punuar në mirëbesim për të arritur një synim të tillë. Familja evropiane nuk është e plotë pa Serbinë dhe pa të gjithë fqinjët e saj”, ka shkruar Biden në letrën e tij.

Në fund të letrës Biden ka uruar ditën e shtetësisë së Serbisë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë