Loading…

Biden godet Putin: Liria do të triumfojë

  • 24/02/2022 | 20:24

Biden godet Putin: Liria do të triumfojë

Joe Biden, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është duke mbajtur një fjalim në Shtëpinë e Bardhë për të adresuar fillimin e luftës në Ukrainë, transmeton Gazeta Metro.


Sot në mëngjes ndodhi ajo që inteligjenca amerikane kishte paralajmëruar vazhdimisht javëve të fundit, sulmi i Ukrainës nga Rusia. Dje madje amerikanët treguan se sulmi pritet të fillojë brenda 48 orëve dhe ashtu ndodhi njëmend. Në orët e para të mëngjesit Rusi ndërmorri hapin e shumëpritur duke sulmuar me raketa balistike fiqinjin e saj.

Ndër të tjera, Biden tha se e ka të qartë se qëllimi i Putin është rikthimi i territoreve të ish-Bashkimit Sovjetik, por në fund liria do të triumfonte.

Presidenti amerikan po ashtu njoftoi për shtimin e forcave amerikane në vendet e NATO’s në Europë.

Përndryshe, Biden prapë theksoi se Amerika nuk futet në Ukrainë, por do ta ndihmojë atë në mënyra të tjera./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë