Administrata Biden ka pezulluar tani për tani planin kontrovers për krijimin e Bordit të Dezinformatave në Departamentin e Sigurisë së Atdheut, që shkaktoi që e caktuara si udhëheqëse e bordit Nina Jankowic të tërhiqet nga posti, transmeton Gazeta Metro.
Ky bord ishte subjekt i disa javë kritika të shumta nga republikanët, liberalët dhe madje edhe disa nga krahu i majtë në SHBA ,që e krahasonin këtë skemë si ‘Ministria e së Vërtetës’ nga romani i famshëm nga George Orwell “1984”.
Gazeta amerikane The Washington Post raportoi se Departamenti i Sigurisë së Atdheut (Department of Homelnad Security) ka vendosur që të ndalë veprimtarinë e këtij bordi të hënën, ndërsa të mërkurën kishte dorëzuar letrën e dorëheqjes edhe kreu i bordit, Nina Jankowic.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre u ballafaqua me gazetarë dhe tentoi të distanconte ekzekutivin nga nisma e dështuar, duke këmbëngulur se nuk kishin bënin fare me këtë kur u pyetën nëse kishin urdhëruar ndalimin.
Administrata Biden e kishte krijuar heshturazi bordin muajin e kaluar me pretendimin e luftimit të përhapjes së dezinformatave nga agjentët e Rusisë, Kinës dhe Iranit. Pas kritikave të shumta departamenti i kishte këmbëngulur se bordi “nuk ka autoritetin e operimit dhe as kapacitetin”, dhe synimin e mbrojtjes së fjalës së lirë sesa kufizimit të saj.
Mirëpo me gjithë arsyetimet e kreu i bordit Nina Jankowic ishte vet një objekt i madh i kritikave pasi dolën idetë e saja rreth veprimtarisë së bordit. Mbrojtja e lirisë së fjalës së lirë përfshinte lejimi i shfrytëzuesve ‘të verifikuar në Twitter’ të redaktonin komentet e shfrytëzuesve të tjerë të ‘pa verifikuar’ nëse mendojnë se janë ‘gabim’.
Jankowic vet është një person kontrovers si përhapëse e dezinformatave të dëshmuara si fals dhe në procese gjyqësore madje.
Kritikët e kësaj nisme reaguan ndaj shpërbërjes së bordit të dezinformatave që e vlerësuan si fitore e madhe për lirinë e fjalës./gazetametro.net