Samiti i NATO-s që po mbahet në Madrid të Spanjës do t’i zhvillojë punimet sot dhe nesër. Në Samit do të marrin pjesë të gjithë liderët e Aleancës Veri Atlantike, përfshirë edhe presidentin e ShBA-së, Joe Biden.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë është parë në disponim të mirë duke biseduar me presidentin e Turqisë, Recep Erdogan dhe kryeministrin britanik Boris Johnson.
Në Samit do të flasë edhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Erdogan insiston që Suedia dhe Finlanda të mos i bashkohen NATO-s, pasi sipas tij dy shtetet po strehojnë zyrtarë dhe anëtarë të Partisë Punëtore të Kurdistanit, parti kjo që është në listën e organizatave terroriste nga Turqia.