Këshilli Bashkiak i Fierit ka vendosur të nderojë shkrimtarin e madh Dritëro Agolli me titullin “Qytetar Nderi”
Mësohet se anëtarët kanë votuar për të nderuar figurën e madhe të letrave shqipe. Veç këtij nderimi ndaj tij, bëhet e ditur se edhe Biblioteka e qytetit të Fierit do të mbajë emrin e tij.
Poeti, romancieri, dramaturgu, publicisti Dritëro Agolli, ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare pasditen e 3 shkurtit, disa ditë pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të tij për shkak të komplikacioneve të shumta në mushkëri, sëmundje që e vuante prej rreth 20 vitesh. /gazetametro.net