Ditën e diele, një set fotografish të Beyonce vërshuan në media sociale duke u bërë këto më të komentuarat, transmeton Gazeta Metro.
Ylli 40 vjeçar, pozoi në një lagjë luksoze me një stil unik dhe 237 milion ndjekësve u dhuroi super pamje, teksa ishte mysafire në “Super Bowl”.
Fituesja e 28 Grammy’ve edhe pse ka hyrë në dekadën e pestë të saj, tregoi dhe e dëshmoi se linjat e saja super seksi janë më në formë se kurrë. Ajo kishte zgjedhur të vishte xhinse të shkurtra, korse të zezë dhe një xhaketë “oversize”.
Për t’i shtuar më shumë sharm dhe shkëlqim veshjes, këngëtarja kishte zgjedhur të vendoste vathë të mëdhenj dhe një gjerdan me super shkëlqim.
Këtij kombinimi nuk kishte se si t’i mungonte edhe çanta, të cilën Beyonce e kishte zgjedhur të jetë e vogël dhe ngjyrë të zezë.
Me grimin nuk e kishte tepruar dhe nuacat që kishte përdorur ishin nuanca kryesisht të tokës.
Ndryshe, Beyonce ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt muzikorë edhe pse më herët kishte paralajmëruar se është duke punuar intenzivisht për tu kthyer fuqishëm pas një pauzë të gjatë./gazetametro.net
View this post on Instagram